'S'jemi kriminelë', shqiptarët me mijëra në protestë në Londër: Të kërkojë falje dhe të japë dorëheqjen Braverman! 'Rrethojnë' parlamentin britanik

12 Nëntor 2022, 20:40

Të veshur kuqezi, me flamuj dhe pankarta në duar dhe thirrjet 'O sa mirë me qen shqiptar', miijëra emigrantë u mblodhën këtë të shtunë në Londër për t’i treguar qeverisë britanike se nuk janë kriminelë. Me këngë shqipe në sfond, ata kërkonin dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman për deklaratat e saj ndaj shqiptarëve.