S’ka farsë! Pas rinumërimit, KAS ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit në 4 qarqet e fundit! Rrëzohet kërkesa e PD për hapjen e kutive të tjera në Tiranë e Durrës

7 Korrik, 18:49 | Përditesimi: 7 Korrik, 18:49

KAS thotë fjalën e fundit për zgjedhjet e 11 majit dhe certifikon rezultatin në Tiranë, Fier, Elbasan e Durrës, duke rrëzuar kështu pretendimet e PD për farsë elektorale. PD pritet të ankimojë në Kolegj Zgjedhor. KAS rrëzoi gjatë ditës Aulon Kalanë që kërkoi rinumërim të plotë në Durrës dhe PD-në për hapjen e 300 kutive të materialeve zgjedhore në Tiranë

    r.k./Shqiptarja.com