GJKKO ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg Marklen Hakën, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.
Në gjykatë Haka, pjesë e bandës së Niklës nuk e ka pranuar akuzën për pjesëmarrjen në atentatin ndaj Durim Bamit.
Nuk kam konflikte me asnjë, nuk kam përdorur aplikacionin ‘Sky’ ka thënë ai.