SKANDAL/ Mandarinat me pesticide, Prokuroria: 10 tonë u kthyen nga Kroacia dhe u shitën në tregun shqiptar, 3 të arrestuar në Berat, mes tyre edhe zyrtari që i certifikoi (EMRAT)

26 Shkurt 2025, 15:05 | Përditesimi: 26 Shkurt 2025, 15:05

Shqiptarët kanë konsumuar 10 ton mandarina me pesticide, të cilat i ktheu Kroacia dy muaj më parë. Prokuroria zbuloi se fermer, grumbullues dhe nje zyrtar janë bërë bashkë në këtë skemë mashtrimi me pasoja për shendetin e konsumatorëve. Ata kanë futur në tregun shqiptar mandarinat që duhet të ishin asgjësuar. Kjo tregon dhe njëherë mungesën e sigurisë ushqimore

    I.M/Shqiptarja.com