Skandal në RMV/ Shërim i Covid-19 përmes filtrimit të gjakut, prokuroria nis hetimet! Klinika ‘Zhan Mitrev': Lajm i fabrikuar për të na dëmtuar

19 Korrik 2022, 18:06

Një skandal është zbuluar në klinikën private Zhani Mitrev në Shkup, ku sipas një investigimi, pacientët e sëmurë me Covid-19 në këtë spital, u nënshtroheshin ekspertimenteve. Sipas mediave në vend që të kuroheshin për Covid-19, atyre u bëhej filtrim gjaku që kushtonte nga 3-5 mijë euro seanca, dhe shpesh paguhej me jetë.