Skandali i 700 mijë eurove në postën e Durrësit, burri i ish-drejtoreshës, Fetah Mataj mbetet në burg, avokati: Çështja t’i kalojë SPAK-ut

8 Tetor, 13:22 | Përditesimi: 8 Tetor, 13:22

Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me burg, Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së postës, Elisabeta Mataj. Avokati i tij, pretendon afera e vjedhjes në postë nuk po hetohet si duhet nga Prokuroria e Durrësit ndaj kërkoi që hetimet t’i kalojnë SPAK-ut.

E.H/Shqiptarja.com