Skandali i përgjimeve, Mitsotakis refuzon dorëheqjen: Është periudhë krize

27 Gusht 2022, 11:33

Në një debat të ashpër në parlament, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka refuzuar të dorëhiqet pas skandalit të përgjimeve të një opozitari dhe një gazetari. Sipas tij, largimi do të ishte fatal për Greqinë në këtë periudhë të vështirë krize.