Skandali me median online në Shqipëri, lajme ‘copy paste’, Cukali: Një lodhet për lajmin, tjetri e kopjon

14 Korrik 2022, 21:02

Ajo që po ndodh me të drejtën e autorit në mediat online në Shqipëri ka kapërcyer kufijtë e skandalit. Në një tryezë me gazetarë, ku u fol për mangësitë e ligjit, u paraqit situata mjeruese, ku dikush lodhet për një lajm, me dhjetra media të tjera e kopjojnë për 10 sekonda.