Skandali në gjimnazin e Laçit/ Plagosja me armë zjarri e 15-vjeçarit, lirohet nga qelia 17-vjeçari! Gjykata e lë në arrest shtëpie

16 Shkurt 2023, 14:39

Adoleshenti që plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar pas konfliktit në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi” mesditën e së hënës u lirua nga qelia. Gjykata e Kurbinit vendosi ndaj 17-vjeçarit të identifikuar si A.Gj masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas kërkesës së prokurorit Bardhyl Shehu.