Skandali te Onkologjiku, ministrja: Mjekët e përfshirë të shkarkuar, s’mund ta mbajnë me bluzën e bardhë

25 Qershor, 17:05 | Përditesimi i fundit: 2024-06-26 15:06:57

Pas skandalit të zbuluar te spitali i Onkologjikut, ku mjekët nuk u ofronin shërbim të sëmurëve me tumor por i dërgonin në spital privat, ministrja Koçiu njofton se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë janë shkarkuar.