TIRANË- Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm në Sarajet e Toptanëve ka rikthyer edhe një herë në vëmendje historinë dhe luftën në prapaskenë për godinën monument kulture i kategorisë së parë në qendër të Tiranës.
Meqenëse qytetarët panë zjarrvënësin duke ikur me vrap, menjëherë nisën aludimet për një skenar të qarqeve të ndërtimit, për të ngritur kulla mbi sarajet. Por, një reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nxori në pah një të vërtetë tjetër, pasi akuzoi pronarët e sarajave se fshihen pas zjarrvënies, me qëllim për të asgjësuar monumentin e kulturës, për të shmangur shpronësimin nga bashkia që synon ta rikonstruktojë ndërtesën historike, për ta shpallur “shtëpi muze” të vizitueshëm edhe nga qytetarët dhe turistët. Në mënyrë indirekte, Kryebashkiaku Veliaj hedh akuza për ish presidentin Bujar Nishani, bashkëshortja e të cilit, (Odeta Nishani), është një nga bashkëpronarët e “Sarajeve”. Veliaj i përmend Nishanit, kohën kur si kryetar shteti doli kundër parkut të lojërave tek Liqeni Artificiale, dhe e akuzon për zjarrin në momumentin e Kulturës.















