SKEDA/ SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Këshilli i Imunitetit s’rrezikon kuorumin! Mjaftojnë 5 deputetët e PS! Edhe Alibeaj do jetë në mbledhje

13 Dhjetor 2023, 15:02

Këshilli i Imunitetit nuk rrezikon kuorumin edhe nëse të gjithë deputetët e opozitës do të vendosin të mos marrin pjesë në shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës. Sipas rregullores së Kuvendit, Këshilli mblidhet edhe me vetëm 5 anëtarë, aq sa janë përfaqësuesit e PS, por Report Tv mëson se edhe Enkeleid Alibeaj do të jetë i pranishëm.