Skema/ Si kalojnë turqit me dokumente false nga Rinasi për në BE? Në 2022 kishte 148 tentativa, 5 të shpallur në kërkim ndërkombëtar

26 Shkurt 2023, 12:54

Report Tv zbardh skemën që përdorin shtetasit turq, dhe jo vetëm, për të kaluar me dokumente false përmes Rinasit me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Ata presin dy bileta në kthim, një për vend të origjinës e tjetra false, me të cilin tentojnë të ikin në BE. Në total, gjatë 2022 janë kapur 148 persona në tentativë për të kaluar, 5 prej të cilëve të kërkuar ndërkombëtarisht.