Skemë e re për pensionet? Ministri i Financave: Është momenti për reformë të re, po e diskutojmë me FMN e BB

7 Nëntor 2023, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2023-11-07 14:07:10

Ministria e Financave në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore po analizojnë skemën aktuale të pensioneve, për ta rishikuar atë. Pra për të bërë një skemë të re duke marrë në konsideratë rritjen e numrit të kontribuuesve në sistem dhe për pasojë uljen e deficitit të skemës, në mënyrë që të reduktohen edhe kostot e larta të buxhetit të shtetit që vijon të financojë pothuajse çdo vit me rreth 500 milionë euro.