- Një deklaratë e kryeministrit grek Mitsotakis ditën e sotme se Greqia do i vendos kushte Shqipërisë për rrugëtimin e saj në BE, ka ngjallur diskutime dhe debate në studion e ‘Repolitix’. Sipas Mitsotakis Shqipëria duhet të përmbush detyrimin ndaj minoritetit grek, përfshi edhe të drejtën për ‘Vetëvendosje’.
Pikërisht kjo fjalë e fundit u bë kryefjala e debatit të sotëm. Rezart Kthupi tha për Denis Mingën se Mitsotakis po e trajton këtë çështje sikur është diskutuar më parë mes Greqisë dhe Shqipërisë.
'Vetëvendosje do të thotë, autonomi ndaj pushtetit qendror. Mitsotakis ka pretendime për etninë greke në Shqipëri, janë pretendime territoriale dhe të drejtash. Kur flasim për vetëvendosje nga një kryetar shteti nënkupton mbrojtje e veçantë përtej mbrojtjes së shtetit shqiptar. Mitsotakis e trajton sikur vetëvendosje është trajtuar më parë dhe tani po kalon në marrëdhëniet multilaterale.'