Skënder Brataj: 21 raste me variantin Delta janë konfirmuar nga 1 qershori, 11 në vatra familjare! Asnjë vaksinë s'të premton 100% se s'do infektohesh

26 Korrik 2021, 17:56 | Përditesimi i fundit: 2021-07-26 18:21:23

Nga 1 qershori deri më 21 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Kështu deklaroi Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në Report Tv.

“Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 11 raste në vatra familjare, kavaja 2 raste, tirana 2 raste, kavaja 2 raste... 32% i rasteve janë qarkullimi brendshëm dhe si dihet zanafilla, pjesa tjetër qarkullim i jashtëm”, tha Brataj.