Skënderbeu i fundit pas disfatës me Vllazninë, trajneri Gjoka: Skuadra s'e përballon presionin! Në Elbasan u dhunua drejtori i Dinamos

20 Janar, 15:37

Fitorja 0-2 kundër Teutës i jep mundësinë Partizanit të ruajë kreun e Superligës edhe pas javës së 21. Në Durrës realizoi fillimisht mbrojtësi Janjeva në pjesën e dytë, ndërsa në vijim dyfishoi për 3 pikët Podstrelov.

Fitoren e parë për 2025 mori edhe Dinamo, që në Elbasan Arena mposhti 3-1 Elbasanin. Një përballje që pati dhunë në shkallët e stadiumit, teksa fillimisht u përplasën dy tifozëritë, ndërsa në tribunë u sulmua fizikisht drejtori i ‘nëndetëses’ Ermal Barushi. Për ngjarjen pati disa të shoqëruar në polici, ndërsa ky ishte një inat i mbartur mes dy tifozërive që nga faza e parë.

3 pikët, por me rezultatin e thellë 0-4 mori Vllaznia kundër Skënderbeut. Korçarët zhyten akoma më shumë në vendin e fundit.