'S'na është ndarë balta nga këmbët prej vitesh', 80 familje në Banaj të Dimalit pa rrugë! 'Paguajmë taksa vendore, s'kemi as kosha për mbeturinat'

9 Dhjetor, 15:45

Fshati Banaj në Dimal prej 30 vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Rruga që i lidh me qytetin është e paasfaltuar dhe në dimër mbushet me ujë. Po kështu mbeturinat hidhen nëpër kanale pasi nuk ka kontejnere. Banorët thanë se i paguajnë çdo vit taksat vendore pavaresisht se s’marrin asnje sherbim. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

    No videos found.