Sondazhi i 4 i Insitutit Piepoli, PS fiton bindshëm në Korçë, Vlorë, Himarë, kryeson edhe në Dibër

27 Prill 2023, 07:16

Në Korçë, Dibër, Vlorë e Himarë socialistët arrijnë të mbajnë bashkitë edhe për një tjetër mandat. Sipas sondazhit të radhës së Piepolit, i fokusuar në këto 4 bashki, PS ruan epërsinë edhe si forcë e parë për këshillat bashkiakë. Mirëpo, sipas anketimeve, shumica e qytetarëve janë të pakënaqur nga puna e kryebashkiakut të Dibrës Rrahim Spahiu e Dritan Lelit të Vlorës.