Sondazhi i Piepoli-t në Report Tv, në Tiranë fiton Veliaj, PS merr shumicën e Këshillit Bashkiak! (12 prill 2023)

13 Prill 2023, 09:08

Sipas sondazhit të dytë të Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, Erion Veliaj rikonfirmohet kryebashkiak i Tiranës, e ndërsa socialistët do të marrin shumicën e Këshillit Bashkiak. Gara do të jetë e fortë në Durrës mes Emirjana Sakos dhe Iglit Carës. Përtej ambicieve, socialistët nuk e marrin Shkodrën. Berisha dhe Meta dalin forcë e parë dhe Bardh Spahia fitues me 62%.