Sondazhi, Rama ruan lidershipin, Basha 4 hërë më shumë se Berisha, Jozefina Topalli mund Kryemadhin

9 Dhjetor 2020, 00:16 | Përditesimi i fundit: 2020-12-09 00:26:10

Në sondazhin e zhvilluar nga Instituti Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, nga 500 shqiptarë 49% e të anketuarve mendojnë se kryeministri Edi Rama është opsioni më i dobishëm për zhvillimin e Shqipërisë, 23% votuan për kryedemokratin Lulzim Basha, 2% për Monika Kryemadhin, 7% për Sali Berishën, 3% për Jozefina Topallin. Ndërsa për Rudina Hajdarin, vetëm 1% e të anketuarve mendojnë se do të jetë e dobishme për zhvillimin e Shqipërisë, 3% japin emra të tjerë ndërsa 12% thonë nuk e di.