Sot 13 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, plaga që vetëm drejtësia mund ta mbyllë! Familjarët e viktimave: SPAK të nisë hetimet

21 Janar, 08:31

13 vite pas vrasjes së 4 protestuesve të pafajshëm 21 janarin e 2011-ës, drejtësia ende nuk është vënë. Për vrasjet, të cilat së fundi Gjykata e Strasburgut i ka cilësuar krim shtetëror, në një thirrje ulëritëse për drejtësinë e re në Shqipëri, familjarët e viktimave, ende sot e kësaj dite i kërkojnë SPAK-ut të hetojë urdhëruesit, deri te Sali Berisha, në atë kohë kryeministër.