Sot 25 vite nga Masakra e Reçakut! Kurti e Osmani kërkojnë drejtësi

15 Janar, 14:37

Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ish-ambasadori William Walker bënë homazhe në varreza.