Sot 8 marsi, gratë protestë para kryeministrisë dhe në sheshin ‘Nënë Tereza’: S’duam lule, por drejtësi! Shteti ka dështuar në mbrotjen e vajzave nga vrasjet

8 Mars 2023, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2023-03-08 16:12:18

Dita Ndërkombëtare e Gruas i gjeti disa gra në vendin tonë në protestë për të kërkuar më shumë të drejta e barazi gjinore. Me pankartat në duar, ‘S’duam lule, duam të drejtat’, ‘Beso te vetja’, ‘Ti ke lindur nga një grua’, ‘Bota jemi ne’, gratë e LDGSH kanë protestuar para kryeministrisë, ndërsa këto pankarta i lanë në shkallë si një mesazh për kryeministrin Edi Rama.