Sot 86 vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia! Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

7 Prill 2025, 15:52 | Përditesimi: 7 Prill 2025, 15:52

Sot në qytetin e Durrësit u zhvilluan homazhe për të kujtuar 86-vjetorin e qëndresës ndaj pushtimit italian të 7 prillit 1939. Në këtë ceremoni përkujtimore, autoritetet vendore vendosën kurora me lule në nder të Mujo Ulqinakut dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët humbën jetën duke mbrojtur qytetin dhe vendin nga forcat pushtuese italiane

r.k./Shqiptarja.com