Sot ‘beteja’ e fundit e ‘luftës’ në PD, Apeli vendos mbi ‘pronësinë’ e Partisë! Demokratët protestë para gjykatës, forcohen masat e sigurisë

3 Mars 2023, 11:00

E sotmja do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit pritet të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, i cili aktualisht ka edhe vulën e partisë. Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, kur duhen edhe vetëm 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore.