Sot Dita e Verës, urojnë presidenti Begaj dhe kryeministri Rama: Gëzuar të gjithë qytetarëve

14 Mars, 15:10 | Përditesimi: 14 Mars, 15:10

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Përmes një foto në rrjetet sociale ku në qendër janë ballokumet, Begaj shprehu urimet e tij për të gjithë qytetarët.

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”, shkroi Begaj.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama përmes një video të shpërndarë në llogarinë e tij uroi të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Ditën e Verës”, shkroi Rama.

r.k./Shqiptarja.com