Sot ditë zie kombëtare! Nderohen viktimat e tërmetit në Turqi e Siri, Rama ndan videon nga të gjitha vendet e botës që janë solidarizuar për tragjedinë

13 Shkurt 2023, 13:15

Kryeministri Rama ka ndarë një video ku tregohen flamujt gjysmë shtizë dhe një minutë heshje për viktimat e tërmetit.

“Flamuj në gjysmë shtizë, një minutë heshtje dhe solidaritet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në botë pas tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri.”-shkruan Rama.