Foto Momenti kur 2 personat e armatosur qëllojnë në drejtim të BMW ku po udhëtonte Bledar Birçaj
Bledar Birçaj u ekzekutua me kallashnikov teksa lëvizte me mjetin e tij tip BMË në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Atentati ndodhi rreth orës 13:00 në 10 maj 2021.
40 vjeçari ishte në makinë me Granit Deromemaj, në atë kohë efektiv i Antidrogës, por që më pas u përjashtua nga Policia e Shtetit.
Kamerat e sigurisë së një karburanti afër vendit ku ndodhi ngjarja regjistruan të gjithë skenën.
Sapo mjeti BMË ka mbërritur pranë karburantit, dalin nga makina 2 persona, të maskuar e të armatosur duke qëlluar me breshëri në drejtim të shoferit dhe më pas nxitojnë të largohen nga vendi i ngjarjes. Në tentativë e sipër duke u larguar, një prej autorëve i bie arma nga duart dhe kthehet për ta marrë pas shumë pak sekondash.
Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë.
Pasi ekzekutorët u larguan, Granit Deromemaj del nga makina dhe largohet me vrap, ndërkohë Birçaj dërgohet në spital ku dhe humbi jetën.
Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor, ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spnjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.