Sot ‘koka’ e grupit të drogës në Tiranë, kush është Brikena Frakulli? E arrestuar në 2015-n, kishte pjesë të bandës të dashurin e kushërirën! ‘Rekrutonin’ në Facebook

5 Shkurt 2023, 12:36

Frakulli nuk është emër i panjohur për policinë dhe institucionet ligjzbatuese në Tiranë. Ajo është arrestuar edhe në vitin 2015. Së bashku me bashkëjetuesin e saj por edhe me të tjerë, Brikena Frakulli, asokohe 32-vjeçare, shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në kryeqytet.