Sot Kuvend/ Brenda një afati s'do hyjë në parlament asnjë deputet i pavaksinuar! Opozita kundër komisioneve online: Po zhduket parlamentarizmi!

23 Shtator 2021, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 14:53:34

TIRANË–Në mënyrë unanime, sot Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që brenda një afati të caktuar nuk do të lejohet asnjë deputet i pavaksinuar.

"Kemi rënë dakord në mënyrë unanime që Kuvendi të vendosë një afat brenda të cilit nuk do të vijë më në Kuvend asnjë deputet i pavaksinuar. Ky do të jetë një mesazh i fortë i dhënë publikut. Kjo ka qenë dakordësi e të gjithëve", tha ndër të tjera Balla.