Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete në 1-vjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e një pjesë të kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë përuruar pllakën përkujtimore në nderim të tij.
Pas vizitës tek familja, për nder të heroit dhe nën patronatin e kryeministrit, do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.