Elbasani-Tirana, sot në orën 18:00, është sfida e fundit e javës së 32 të Superligës, por njëkohësisht edhe ndeshja më delikate. Kjo sepse verdheblutë luftojnë të kapin ‘final-four’, por nga ana tjetër është jetë a vdekje për bardheblutë, të cilët aktualisht ndodhen të fundit në renditje dhe pikët janë çështje mbijetese. Akoma më të zjarrtë e bën përplasje historike që kan dy tifozëritë, ndaj sot në Elbasan priten forca të shumta policie.
Ndërkohë të dielën sfida Skënderbeu-Dinamo la shije shumë të hidhur, pasi tolerimi i ‘nëndetëses’ u pa qartë. Korçarët të cilët luftojnë për mbijetesë fituan 4-1 me përmbysje ndaj një kundërshtari, i cili pavarësisht se synon titullin, zbriti në fushë me 19-vjeçarë. Dyshimet e errëta i shton fakti që në kupë ishte Skënderbeu që toleroi Dinamon, me nëndetësen që u kualifikua, me demek duke bërë mrekullinë në minutat e fundit. Detaje që shtojnë dyshimet janë konferenca e munguar e Ilir Dajës para ndeshjes, si asnjëherë më parë, por edhe mbyllja e komeneteve në rrjetet sociale nga Dinamo.
Vllaznia e vendit të tretë ndërkohë nuk përfitoi nga humbja e Dinamos. Shkodranët barazuan 0-0 me Dinamon.














