Sot protesta e opozitës, mbërrijnë qytetarët e parë! Do të mbajnë fjalim Meta dhe Berisha

12 Nëntor 2022, 15:53

Opozita do të mbajë protestën e paralajmëruar prej disa ditësh. Protestuesit do të mblidhen në orën 16:00 para kryeministrisë, dyert kryesore të së cilës janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar. Po ashtu, një ndër masat e marra është lyerja e shtyllave të ndricimit me material graso. Këto masa vijnë pasi përfaqësues të Rithemelimit kanë paralajmëruar se do të rrethojnë kryeministrinë.