Sot Samiti i Procesit të Berlinit, ‘blindohet’ Tirana! Mbi 2 mijë efektivë në terren!

16 Tetor 2023, 10:36 | Përditesimi i fundit: 2023-10-16 14:40:12

Mbi 2 mijë efektivë janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet ditën e sotme në Tiranë. Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në ambientet e Piramidës së Tiranës, ku rrugët rreth saj janë të rrethuara nga policia pasi janë caktuar si perimetër sigurie.