Sot takim vendimtar Prishtinë-Beograd në Ohër! Kurti: Bisedime për planin e zbatimit! Vuçiç: Do ruajmë Serbinë e plotë! SHBA-BE: Presim rezultate konkrete

18 Mars 2023, 11:38

Sot pritet të jetë një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë pasi do të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar raundin tjetër të bisedimeve rreth propozimit të BE për normalizimin e marrëdhënieve. Në takim kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së para takimit të përbashkët trilateral Kurti-Vuçiç-BE.