Sot u ekzekutua në Vlorë, Shpati Lena u prangos 5 muaj më parë por u lirua më pas gjykata

18 Gusht 2022, 11:32

Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, u arrestua 23 marsin e kaluar nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata. Ai u prangos me 2 të tjerë, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre iu sekuestruan edhe 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

  •