Sot zgjedhjet lokale në Kosovë, arrestohen 4 person për blerje votash! Voton Albin Kurti: Qytetarët të shfrytëzojnë këtë moment demokracie

17 Tetor 2021, 11:23

Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave. Kutitë e votimit në Kosovë janë hapur që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura për qytetarët deri në 19:00.  

Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona dhe do të hedhin votën e tyre në 883 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.