Spahiu: Kryesisht ne shqiptarët në Gjermani votuam për CDU ose SPD! Kryeministër pritet të jetë Merz

23 Shkurt, 18:11

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, teksa u shpreh se shqiptarët me të drejtë vote kanë zgjedhur CDU apo SPD. Sipas Spahiut këto kanë qenë parti më liberale lidhur me politikat e emigracionit, ndryshe nga  ekstremi i djathtë AfD, që është pro mbylljes së kufijve dhe kundër vërshimit të huajve.