Juristi Kreshinik Spahiu në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv komentoi zhvillimet politike. Për gazetaren Marsela Karapanço, Spahiu tha se nëse PD futet në qeveri teknike si në 2017, do ishte mirë të shkrihej brenda Partisë Socialiste.
‘90% e publikut ishin me sy e vesh te kuvendi i Shqipërisë. Ishin personalitete nga të dyja partitë. Ky kuvend ka një lloj mediokriteti dhe është larg. Sot populli nuk voton më për deputetë, por për partitë dhe logon në të cilën kryetari emëron deputetët.
Humbja me historike më e thellë dhe turpshme e PD-së ka qenë për qeverinë teknike në 2017. Ku Gazmend Bardhi hyri si teknike u bë Ministër i Brendshëm. Një rifutje në qeveri teknike e PD-së me PS-në nuk është gjë tjetër, do të ishte një zyrtarizim i shkrirjes së PD-së brenda PS-së në një.’- tha Spahiu.