Spahiu: Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

22 Maj, 23:04 | Përditesimi: 22 Maj, 23:04

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë 200 mijë votat e diasporës.

Au u shpreh për 'Frontline' se:

"Tani po themi se ai shoferi që ka marrë gjobën për parakalim i është falur gjoba në fund për të votuar PS-në. Nuk ka demokrat nga Gjirokastra deri në Shkodër që beson se zgjedhjet u vodhën apo u blenë nëpërmjet fajles së gjobave. Prokuroria ashtu siç u shpreh për hetimin e kontratës së lobimit 6 mln euro të PD-së, duhet të ishte shprehur edhe për vendimin e Qeverisë. Prokuroria mund ta fillojë edhe kryesisht hetimin për një proces zgjedhor. Nuk përjashton mundësinë që edhe ta ketë filluar, s’kemi as pohim e as mohim nëse ka filluar për faljen e gjobave nga Qeveria. Nëse kjo është antiligjore dhe nëse prokuroria e provon jam absolutisht dakord për thelbin e çështjes. PD i ka pasur mjetet të mjaftueshme për t’i gjetur provat dhe denoncuar, pasi ka pasur 50% të komisioneve, e përfshirë në të gjithë procesin, madje edhe te vota e Greqisë”.

A.A/Shqiptarja.com