Projektbuxheti 2025 për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar parashikohet në 2.17 miliardë lekë. Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, prokurori Alfred Shehu u shpreh se SPAK ka kërkuar buxhet shtesë për pagat, por edhe ndërtimin e godinës së re.
“Në parashikimet buxhetore për këtë vit, edhe pse është reflektuar shqetësimi ynë lidhur me fondet buxhetore, sa i përket shpenzimeve kapitale, investimeve, konstatojmë që nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”.
Ai u shpreh se në total diferenca nga kërkesa e SPAK me projektbuxhetin e miratuar është në shifrën 198.770.472 lekë.