SPAK çon në gjyq Emiljan Burbën, mikun e Aldo Bares! Organizator i trafikimit 442 kg drogë drejt Austrisë mes paletave, skema e sofistikuar në QKB

30 Janar, 15:34 | Përditesimi: 30 Janar, 15:34

Akuzohet për trafikimin e 442 kg hashash, me kamion paletash druri industrial drejt Austrisë, rast i goditur nga Policia Kufitare në muajin shtator të vitit 2023, në pikën kufitare Hani i Hotit. Në vitin 2024 Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen SPAK. Skemë e sofistikuar në QKB. I dënuar në Itali më 2014 me 21 vite burgim, iu sekuestruan edhe dy resorte me vlerë 3 mln euro

r.k./Shqiptarja.com