SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë: Shkarkoi drejtorin e Ujësjellësit të Shkodrës, nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për ta kthyer në detyrë

26 Shkurt 2025, 17:26 | Përditesimi: 26 Shkurt 2025, 17:26

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO, Bardh Spahinë. SPAK e akuzon për pengim të zbatimit të vendimit të gjykatës, pasi shkarkoi nga detyra ish-drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër, edhe pse kishte një vendim të Gjykatës për kthimin në detyrë. 

r.k./Shqiptarja.com