SPAK godet majtas dhe djathtas, Çoçoli: Tregon se nuk pyet për politikën! Meçaj dhe Karaj: Objektiv ka korrupsionin shtetëror! Pse mjekët u lanë në burg për ryshfet, zv.ministrja jo?

13 Korrik 2021, 22:29

Operacionet e fundit të SPAK, që kanë goditur korrupsionin majtas dhe djathtas në rradhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve kanë qenë temë diskutimi sot në emisionin "Repolitix" në Report Tv.

Gjithçka nisi me operacionin e 6 korrikut që çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen dhe 10 bashkëpunëtorët e tij për një tender abuziv prej 24 mln lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës.  Vijoni me arrestimin e  9 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë. Sot, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, për tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017. I fundit ishte ‘arresti i shtëpisë’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një grua.