Prej gushtit të këtij viti, SPAK po heton dy tenderë të KQZ, të cilat i ka fituar kompania Smartmatic për identifikimin dhe votimin elektronik. Tenderët për pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik kapin vlerën e 21 milion dollarëve.