SPAK kërkoi 1 vit burg për falsifikim dhe fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshme Etleda Çiftjan! Anëtarja e KPK: Përmës meje shumë sulmuan reformën në drejtësi

16 Shtator 2022, 14:17 | Përditesimi i fundit: 2022-09-16 16:09:51

Etleda Çiftja shpallet e pafajshme. GJKKO e ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e KPK, Etleda Çiftja. SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Bani, duke përcaktuar kështu fatin në drejtësi të Etleda Çiftjas.