SPAK kërkon dënimin e komisioneres së KPK në Apel, habit kallëzuesi: Kushtetuta është bërë për me fshi b*thën! Këta i kanë heq veriorët që janë të ndershëm

11 Nëntor 2022, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2022-11-11 12:57:47

Pasi u shpall e pafajshme në Shkallën e Parë të GJKKO, komisionerja e KPK Edleda Çiftja, është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit pasi SPAK ankimoi vendimin. Seanca e parë në Apelin e GJKKO u shty pasi gjyqtari i çështjes Dhimitër Lara u dorëhoq nga trupa gjykuese pasi Çiftja ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit për Larën në KPK.