SPAK nuk heton ‘21 Janarin’, ia delegon Prokurorisë së Tiranës, avokati: E drejtë! S’mund të nisë hetimet pa pasur audio-përgjimin origjinal

9 Shkurt 2023, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2023-02-09 15:07:30

TIRANË- Ditën e sotme, SPAK shpalli moskompetencë për kallëzimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin dhe për avokatin Redi Ramaj ishte vendim i drejtë. Kjo sepse sipas tij, kallëzimi i ri u bë mbi bazën e një audio-përgjimi që nuk u mor kurrë nga prokuroria. Në intervistën e dhënë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, tha se SPAK nuk mund të nisë hetimi kur