SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj! Vendimi u firmos nga GJKKO

6 Dhjetor 2024, 11:30 | Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 14:33

Burime për Report Tv thonë se me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të njëjtat burime thonë se telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.

Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin, siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv. 

r.k./Shqiptarja.com